Zekiri: Bisera agjëron 30 ditë të Ramazanit bashkë me mua

Deputeti i LSDM-së, Muhamet Zekiri këtyre ditëve kurorëzoi me martesë dashurinë e tij me gazetaren, Bisera Jordanovska. Në një intervistë për Fokus ai ka rrëfyer shumë gjëra për jetën e tyre të përbashkët. Ai ka thënë se dallimert si për shembull, festat dhe traditat ata të dy i pasurojnë më shumë. “Njëjtë i pranojmë, i rrespektojmë dhe kënaqemi me to”, është shprehur Zekiri.
Edhe Muhamedi si nikoqir i shtëpisë di që të thyej bukën me para edhe Bisera të agjëroj 30 ditë të Ramazanit bashkë me të. (INA)

Nga mesnata, çmime të reja të derivateve

Komisioni Rregullator i Energjisë ka publikuar para pak minutash listën me çmimet e reja të karburanteve. Pas mesnatës benzina Eurosuper BS-95 do të ulet për gjysmë denari dhe do të kushtojë 67.5 denarë për litër, ndërsa çmim për benzinën EUROSUPER BS-98 nuk ndryshon, mbetet 70 denarë për litër. Edhe EURODIESEL (DEV) nuk ndryshon dhe do të kushtojë 62 denarë për litër. Vendimi i KRRE-së ul çmimin me pakicë të naftës së papërpunuar M-1 NS me 0.085 denarë për kilogram dhe do të arrijë në 33,694 denarë për kilogram.

Albin Kurti tërhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje!

Albin Kurti ka vendosur të mos rikandidohet për postin e kryetarit të Lëvizjes “Vetëvendosje!”, në Kuvendin Zgjedhor të këtij subjekti, i cili pritet të mbahet muajt në vazhdim.

Burime të Koha.net të afërta me zhvillimet, tregojnë se si kandidat konsensual i cili do ta zevëndësonte Kurtin për një mandat trevjeçar në krye të “Vetëvendosjes!” është shefi i tashëm i Grupit Parlamentar, Visar Ymeri.

Kurti pritet të mbetet vetëm aktivist i subjektit.

Lajmi pritet të bëhet i ditur gjatë ditës nga vetë “Vetëvendosje!”.

Statuti i “Vetëvendosje!”-s parasheh që një person mund të zgjedhet vetëm dy herë në postin e kryetarit. Kurtit do t’i mbetet mundësia për t’u rizgjedhur edhe një herë në këtë post, nëse vendos të rikthehet.

Burimi: Koha.net